Arrestohet gjilanasi, tentoi ta fuste në veturë ish-të dashurën
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet gjilanasi, tentoi ta fuste në veturë ish-të dashurën

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia ka arrestuar dje një person pasi dyshohet se më 2 qershor ka tentuar ta fuste në veturë ish-të dashurën e tij, të cilës i janë shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. Shaban  dhe Sami Ukshini, Gjilan 02.06.2022-09:00.  Me 14.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte tentuar ta fus në veturë ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa