10:33 / 15.06.2022
Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është arrestuar në Prishtinë për ngacmim seksual.
Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari raportohet se ka ngacmuar viktimën në vazhdimësi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.