Katër të mitur nga Ferizaj përleshen, përdorin mjete të forta
Foto: Ilustrim
Kronika

Katër të mitur nga Ferizaj përleshen, përdorin mjete të forta

Kimete Kasumi/ RTKlive

Katër persona (të mitur) janë rrahur mes vete duke përdorur mjete të forta.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:07 në rrugën “Besnik Osmani”, në Ferizaj.

Si pasojë e rrahjes të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

"Pas një mosmarrëveshje verbale katër të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur)  janë rrahur mes veti me mjete të forta. Si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore", thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa