10:14 / 16.06.2022
Gruaja nga Prishtina raporton se po e rrahin vajza dhe dhëndri
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një grua nga Prishtina ka raportuar për dhunë në familje.
Ajo ka raportuar në polici se vajza dhe dhëndri i saj janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj.
“Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare (dhëndri dhe vajza e viktimës). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.