10:34 / 16.06.2022
Viti, lëndohen dy punëtorë në vendin e punës
Kimete Kasumi/ RTKlive
Dy punëtorë të ndërtimtarisë janë lënduar dje në vendin tyre të punës në Viti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ata kanë pësuar lëndime derisa ishin duke kryer punë ndërtimtarie.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri në QKUK Prishtinë dhe tjetri në Gjilan.
“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse, të cilat janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin e Shtetit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.