10:02 / 17.06.2022
Arrestohet i dyshuari nga vetura e të cilit u rrëzua një person dhe vdiq
Kimete Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar vozitësin e dyshuar pasi që javë më parë nga vetura e tij dyshohet se është rrëzuar një burrë, i cili ka ndërruar jetë më 16 qershor në QKUK.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
"Klinë 27.05.2022 – 21:14. Është arrestuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë nga vetura e tij dyshohet se është rrëzuar viktima mashkull kosovar, i cili më 16.06.2022 ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.