09:05 / 18.06.2022
Arrestohet një person në “Rrugën B” për keqtrajtim të fëmijës
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është arrestuar dje për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas policisë i dyshuari u arrestua në " Rrugën B".
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me rastin ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Pas intervistimit, i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës .























