Kamenicë, i vihet zjarri një lokali me 78 motoçikleta
Foto: Ilustrim
Kronika

Kamenicë, i vihet zjarri një lokali me 78 motoçikleta

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se një lokali në Kamenicë, në të cilin ishin 78 motoçikleta, i është vënë zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar.

"Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i është vënë zjarri lokalit të tij në të cilin kishte 78 motoçikleta, lift për motoçikleta, një frigorifer, televizor,etj. Në lokacion zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa