Arrestohet për vjedhje një femër në Fushë-Kosovë
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet për vjedhje një femër në Fushë-Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër dje në fshatin Nakaradë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të policisë, ajo është arrestuar pasi dyshohet se kishte vjedhur në një shtëpi. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

"Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi a kishte kryer rastin vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa