55 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
Foto: RTKLive
Kronika

55 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Valbona Thaçi/RTKLive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 38 aktakuza kundër 53 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar. Ndërsa, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy  aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.


APR
Romay Lift