14:14 / 09.07.2022
Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohen disa persona
Muharrem Miftari/RTKlive
Në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku, ku disa persona janë lënduar.
Ndërkaq policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke hetuar rastin se si ka ndodhur ky aksident.
Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë.
“Rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi
Bëhet e ditur se në këtë askident ka edhe dëme materiale.























