42 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
V.Thaçi/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 15 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër të dyshuar, në tri raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra penale.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.























