12:12 / 17.07.2022
Ngacmoi seksualisht tri vajza, arrestohet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Është arrestuar një person në Podujevë .Sipas policisë i dyshuari ditë më parë kishe sulmuar seksualisht dy femra të mitura.
Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore nga njësitë relevante.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ditë më parë e kishte sulmuar seksualisht një viktimë, ndërsa sot (15.07.2022) dyshohet që ka ngacmuar dy viktima femra kosovare të mitura. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.























