Prokuroria ndalon gjashtë të dyshuar
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, janë ushtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak të një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Edhe Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar.
Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.























