Ndalohen tetë sirian në Kçiq të Mitrovicës, arrestohet një person
BKT
Foto:RTK
Kronika

Ndalohen tetë sirian në Kçiq të Mitrovicës, arrestohet një person

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka parandaluar një rast të kontrabandës me migrantë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Siç njofton policia  lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Policia gjatë kontrollit në veturën e tij të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë (8) persona shtetas të huaj nga Siria, pa dokumente identifikuese.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj (8) Sirian i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika