​Katër të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës
BKT
Kronika

​Katër të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës

KP

Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gllarevë të Klinës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 dhe aty kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Kronika