Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, shantazhuan një person
BKT
Kronika

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, shantazhuan një person

RTKlive

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar sot në Gjilan, pasi dyshohen për veprën penale ‘Shantazhi’.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, njofton se ,në bashkepunim me Policinë e Kosovës- NJHK ne Gjilan, pas marrjes se informacionit se personat e dyshuar S.P. dhe M.S. shtetas te Maqedonise se Veriut,  me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banorë i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njejtin të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij , duke ia marr shumën prej 200,000 Franga Zvicerane.

Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më date 22.07.2022,  rreth ores 20:10, te njejtit janë arrestuar në flagrance duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe  me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, njofton komunikata nga Prokuroria Themelore në Gjilan.


MË SHUME NGA Kronika