22:43 / 26.07.2022
Dy të lënduar në një aksident në Mitrovicë
KP
Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sonte rreth orës 19:00 në rrugën e "Ulqinit" në Mitrovicë
Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se në aksident kishin qenë të përfshira dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ai.























