Arrestohen dy të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje
BKT
Foto ilustruese: RTKLive
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në ahengje në Skenderaj dhe Vushtrri.

Në njoftimi n e policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, morën informacione për të shtëna me armë në orët e mbrëmjes më 26 korrik.

Poashtu bëhet e ditur se ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

“Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët”, thuhet në fund të njoftimit.


MË SHUME NGA Kronika