10:13 / 29.07.2022
U lëndua duke prerë drunj në pyll, vdes burri nga Deçani
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person ka vdekur në Deçan si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll.
Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet tutje në raport .