105 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
Foto: RTKLive
Kronika

105 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

RTKLive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindepesë aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale në Kosovë.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


APR
Romay Lift