Paraburgim për 50 vjeçarin që dyshohet për ngacmim seksual të 6 vjeçares
Foto: RTKLive
Kronika

Paraburgim për 50 vjeçarin që dyshohet për ngacmim seksual të 6 vjeçares

RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçarje në Prishtinë.

Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


APR
Romay Lift