Aksident trafiku në Vranidoll, në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Video)
Arlinda Sejda/RTK
Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Policia e Kosovës konfirmon për RTK-në se aksidenti ka ndodhur në Vranidoll.
Ende nuk ka informacione më të hollësishme për shkaqet apo pasojat e këtij aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete. “Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor kurse me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Si pasojë e këtij, në të dy drejtimet është krijuar kolonë e gjatë trafiku.
Kjo është rruga e njëjtë ku sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident tjetër i rëndë ku një çift bashkëshortësh humbën jetën e dy fëmijët e tyre janë lënduar dhe po trajtohen momentalisht në QKUK.