Në Skenderaj konfiskohet një armë
Kronika

Në Skenderaj konfiskohet një armë

V.Thaçi/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 23:00 së datës 29 korrik 2022, në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime  policore, si rezultat i veprimeve është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, me ç’rast në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe shtatëmbëdhjetë  gëzhoja” , thuhet në njoftim.

Sipas Policisë në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.A., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij  është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.


APR
Romay Lift