12:54 / 30.07.2022
Një i vdekur si pasojë e vetëaksidentit me kamion
RTKLive
Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi” si pasojë e vetëaksidentit me kamion.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident është përfshirë një automjet i cili është rrotulluar.
Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera.























