12:56 / 30.07.2022
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen pesë persona
Arlinda Sejda/RTK
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur në orën 13:30 në afërsi të daljes nga autostrada për në Malishevë.