Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici
Foto Arkiv/ RTKlive
Kronika

Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

RTKlive

Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

"Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët Erionin dhe Erginin, njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë", njofton Policia e Kosovës.


APR
Romay Lift