14:56 / 02.08.2022
Theret një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati
RTKlive
Një mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë nga një person në Fushë Kosovë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























