15:08 / 02.08.2022
Tre të lënduar në magjistralen Podujevë-Prishtinë
Fazli Veliu/ RTK
Një aksident i rëndë me të lënduar ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë në fshatin Sekiraq.
Sipas dëshmitarëve, tre persona janë lënduar, një prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.























