18:22 / 02.08.2022
Përfshihet nga zjarri një objekt në Bardhosh
KP
Në orët e pasdites në Bardhosh të Prishtinës është përfshirë nga zjarri një objekt.
Siç tregojnë edhe pamjet, zjarri ka shpërthyer në kulm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit, si dhe ambulanca.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.