Policia sekuestron pesë armë zjarri në tri lagje të ndryshme të Prishtinës
Foto: Policia e Kosovës/ Facebook
Kronika

Policia sekuestron pesë armë zjarri në tri lagje të ndryshme të Prishtinës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia po vijon kontrollet policore në Prishtinë, me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes së nivelit të sigurisë.

Vetëm gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme të Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, njofton Policia.

 


APR
Romay Lift