Vdes një i ri në Pejë pasi goditet nga kamioni
Kronika

Vdes një i ri në Pejë pasi goditet nga kamioni

KP

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë të enjten pasdite në fshatin Bogë të Rugovës, pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen, dhe se trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


APR
Romay Lift