E rrahu bashkëshorten, policia e vë nën pranga
Kronika

E rrahu bashkëshorten, policia e vë nën pranga

RTKlive

Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës raporton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Klinë, 04.08.2022-09:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 


APR