Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prishtinë
Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prishtinë

RTKlive

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë. 


APR