Arrestohen katër të dyshuar për kultivim të narkotikëve
foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohen katër të dyshuar për kultivim të narkotikëve

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për katër të arrestuar për kultivim dhe trafikim me narkotikë në dy raste të ndara, një në Gjilan dhe tjetri në Han të Elezit.

Në mëngjesin e së premtes në Gjilan gjatë një bastisje në objektet e dy të dyshuarve L.K. (23) dhe M.K. (47) janë gjetur 121 gramë substancë narkotike marihuanë, nëntë bimë kanabis-sativa, një armë gjahu me 159 fishekë.

Siç njofton policia dy të dyshuarve i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Ndërkohë njoftohet se në një shtëpi në fshatin Paldenicë në Han të Elezit janë gjetur 26 bimë të kanabis-staivas dhe janë sekuestruar pajisje që janë përdorur në laboratorin e kultivimit të drogës.

Policia ka arrestuar A.B. (2003) dhe A.B. (1996).  Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


APR