11:08 / 07.08.2022
Vjehrri rrah nusen e bën për spital, policia e arreston, prokuroi e liron
J.Musliu/RTKlive
Shumë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. Një prej tyre është edhe në Gjakovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vjehrri e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Për shkak të dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar.
Sipas policisë, i arrestuari është prangosur se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Sidoqoftë, në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.























