Arrestohet pasi rrahu gruan
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrestohet pasi rrahu gruan

RTKlive

Një person është arrestuar në Prizren pasi, siç raporton policia, i njëjti e ka rrahur gruan. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.

“Prizren, 07.08.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Si pasoj e dhunës fizike viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika