Hyn në QKUK me armë dhe drogë, arrestohet
Foto:RTK
Kronika

Hyn në QKUK me armë dhe drogë, arrestohet

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në QKUK, pasi në çantën e tij i është gjetur një pistoletë dhe substanca narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në çantën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe 3.6 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika