Dy persona u arrestuan të dielën në Gërmi, sulmuan dy policë
Foto: RTKlive
Kronika

Dy persona u arrestuan të dielën në Gërmi, sulmuan dy policë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Dy persona janë arrestuar në orët e vona të së dielës në Gërmi, pasi dyshohet se kanë sulmuar një kamerier dhe më pas dy zyrtarë policorë, të cilët ishin në rroba civile.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë sulmuar kamerierin dhe më pas dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në rroba civile. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Kronika