Tentoi ta grabis një femër, i dyshuari gjendet në arrati
Foto: RTK
Kronika

Tentoi ta grabis një femër, i dyshuari gjendet në arrati

E.Hoti/RTKlive

Një femër ka raportuar në polici se një person ka tentuar me forcë ta fusë në veturë.

Siç njofton policia përmes raportit të saj  24-orësh, ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Çeta e Llapit”, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari me pistoletë kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar.

“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika