Sulmohet seksualisht e mitura nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
Kronika

Sulmohet seksualisht e mitura nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari

E.Hoti /RTKlive

Një e mitur shtetase e Republikës së Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”, në Prizren.

 “Viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar.


MË SHUME NGA Kronika