Rrahin një 16-vjeçar, arrestohen dy persona në Han të Elezit
Rtklive
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Rrahin një 16-vjeçar, arrestohen dy persona në Han të Elezit

E.Hoti/RTKlive

Policia ka arrestuar dy persona mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit për lëndim trupor.

Siç bën të ditur, Stacioni i policisë në Han të Elezit, mbrëmë rreth orës 21:45 kishte pranuar një informacion se në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit është një rast i lëndimit trupor .

Dy të dyshuarit kishin sulmuar një 16-vjeçar pas një mosmarrëveshje.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L(M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor.Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

 


MË SHUME NGA Kronika