Arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion

E.Hoti/RTKlive.com

Dy burra dhe një grua janë arrestuar dje, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.

Sipas Policisë së Kosovës, ata u arrestuan në Mitrovicë dhe rasti kishte ndodhur në qershor.

“Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh të policusë.

Rasti është iniciuar si “mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.


MË SHUME NGA Kronika