Prokuroria kërkon paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi një burrë
Rtklive
Kronika

Prokuroria kërkon paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi një burrë

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjilan, njoftoi se ka ndaluar për 48 orë 22-vjeçaren nga Gjilani me inicialet A.S, e cila dyshohet për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Edhe Policia e Kosovës njoftoi sot se në orët e hershme të mëngjesit, nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.


MË SHUME NGA Kronika