​Gjen një kuletë e dorëzon në polici
Rtklive
Kronika

​Gjen një kuletë e dorëzon në polici

RTKlive

Një qytetar prizrenas e ka gjetur një kuletë në orët e pasdites së djeshme në Prizren.

Pronari i kuletës është lajmëruar në stacionin policor dhe e ka marrë atë, raporton policia.

“Me datë 11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A. S (36) nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor Prizren se ka gjet një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro ). Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka. Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon. Ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.


MË SHUME NGA Kronika