10:03 / 14.08.2022
Drenas, rrahu vëllanë - arrestohet i dyshuari
RTKlive
Një qytetar nga Drenasi është arrestuar parmbrëmë rreth orës 23:00, dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























