Dyshohet se vodhën trotinet, arrestohen dy të mitur
Rtklive
Kronika

Dyshohet se vodhën trotinet, arrestohen dy të mitur

N. Mekolli /RTKlive.com

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar (tё mitur),  që dyshohet se vjedhjen e kanë kryer së bashku me dy persona tё tjerë tё moshës madhore tё cilët gjinden nё arrati.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugën “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatë natës sё datës 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy (2) trotinet elektrik nё vlerë prej nëntëqind (900) euro”, njofton PK.

Sipas këtij njoftimi, pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me dje, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar (tё mitur), që dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerë tё moshës madhore tё cilët gjinden nё arrati.

Bëhet e ditur se tritonetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do ti kthehen pronarit legjitim.

“Kёta persona dyshohet se kanë kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaliuar pёr 24-orё.Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i skuter


MË SHUME NGA Kronika