Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi” - Video
Rtklive
Foto: Arlinda Sejda/ RTK
Kronika

Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi” - Video

J.Musliu/RTKlive

Në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Ende policia nuk ka njoftuar detajet, por bazuar në një video të dërguar në RTKlive nga gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, merret vesh se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babush të Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca.

Policia pritet të njoftojë më vonë për rastin, ndërkohë që ende nuk është mësuar për shkaqet dhe eventualisht të lënduarit.


MË SHUME NGA Kronika