Konfiskohen dy armë në ahengje në Mitrovicë dhe Skenderaj
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Konfiskohen dy armë në ahengje në Mitrovicë dhe Skenderaj

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.

Njëri rast i shtënies me armë ka ndodhur në Mitrovicë,  ndërsa tjetëri në Skenderaj.

Me këtë rast janë konfiskuar armë dhe gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’.

 


MË SHUME NGA Kronika