Shpërndau përmbajtje pornografike të fëmijëve, arrestohet 34 vjeçari
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Shpërndau përmbajtje pornografike të fëmijëve, arrestohet 34 vjeçari

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një 34 vjeçar të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore

 “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dje më datë 15.08.2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit WhatsApp”, bënë të ditur policia.

 Ndërkohë që Policia u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes për fëmijët e tyre se çfarë  materialesh posedojnë në telefonat e tyre dhe me kë komunikojnë.

“Shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj komunikate t’u bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë”, përfundon policia.


MË SHUME NGA Kronika